Qeveria rrit pensionet në nivelin 9.5%/Paga minimale shkon 34 mijë lekë!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria rrit pensionet në nivelin 9.5%/Paga minimale shkon 34 mijë lekë!

Siç ishte paralajmëruar, sot Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se “vendimi i qeverisë ka bëjë me indeksimin e pensioneve në nivelin 6%”.

Me këtë indeksim të dytë, ne e çojmë rritjen e pensioneve për vitin 2022 në nivelin 9.5%. Nga ky vendim që hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator, përfitojnë rreth 678 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Në muajin tetor 2022, pensionistët do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5%. Kemi marrë një vendim dhe për rritje të pagës minimale në shkallë vendi, në 34 mijë lekë. Janë 200 mijë të punësuar që përfitojnë e rreth 900 mijë nga rritja e pensioneve dhe e pagës minimale.

Ministrja Ibrahimaj shtoi edhe se Bordet e Transparencës do të jenë në funksion për aq kohë sa tregu lokal ndikohet ende nga çmimet e tregjeve ndërkombëtare.

Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për aq kohë sa do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve, me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE