Basha shfaqet në Këshillin e Europës: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha shfaqet në Këshillin e Europës: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Prej kohësh larg medias, Lulzim Basha është shfaqur sot në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës. Në fjalën e tij, Basha tha se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin. Do të ishte një gabim shumë i madh për cdo vend po të hiqte paralele, cfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” -tha ndër të tjera Basha, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një urim për presidentin e Ukrainës, Zelensky për datëlindje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49162 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE