Sulmi kibernetik/ SHBA vendos sërish sanksione ndaj 10 individëve iranianë!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi kibernetik/ SHBA vendos sërish sanksione ndaj 10 individëve iranianë!

Pas sulmeve kibernetike ndaj faqeve qeveritare shqiptare dhe sistemit TIMS, SHBA ka marrë të tjera masa ndaj Iranit. Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, një grup aktorësh kibernetikë keqdashës me bazë në Iran, kanë kompromentuar rrjetet e bazuara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që të paktën që nga viti 2020. Në reagim, Departamenti amerikan i Thesarit shkruan se shtetasit iranianë, të cilët iu vendosën sanksione janë pjesë e grupit IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) kërcënuar sigurinë e SHBA dhe vendeve aleate.

“Aktorët e Ransomware dhe kriminelët e tjerë kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare ose baza e operacioneve, kanë shënjestruar bizneset dhe infrastrukturën kritike duke kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë fizike dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime koordinuese me partnerët tanë globalë për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e ransomëare, përfshirë ato që lidhen me IRGC-në”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjenca Financiare Brian E. Nelson.

Grupi i lidhur me IRGC përbëhet nga punonjës dhe bashkëpunëtorë të Najee Technology Hooshmand Fater LLC (Najee Technology) dhe Afkar System Yazd Company (Afkar System). Sanksionet janë vendosur ndaj: Mansour pronar, drejtor menaxhues dhe kryetar i bordit të Najee Technology. Ahmad Khatibi Aghda,  drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit të Afkar System. Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Agha-Ahmadi (Ali Ahmadi); Mohammad Agha Ahmadi (Mohammed Ahmadi); Mo’in Mahdavi (Mehdavi); Aliakbar Rashidi-Barjini (Rashidi); Amir Hossein Nikaeen Ravari (Nikaeen);Mostafa Haxhi Hosseini (Mostafa); Mojtaba Haxhi Hosseini (Mojtaba); dhe, Mohammad Shakeri-Ashtijeh (Shakeri).

Kjo nuk është hera e parë Dega e Thesarit në SHBA vendos sanksione ndaj shtetasve iranianë. Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri, mori vendimin që të sanksionojë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Kujtojmë se sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vend. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky ishte sulmi i dytë kibernetik që Irani bëri ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE