Nuk rezultoi i suksesshëm, Netflix anulon sezonin e ri të “Resident Evil”!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk rezultoi i suksesshëm, Netflix anulon sezonin e ri të “Resident Evil”!

Netflix ka vendosur t’i japë fund prodhimit të “Resident Evil”, seriali i zhanrit aksion dhe horror i bazuar në ekskluzivitetin e njohur të video-lojërave, pas vetëm një sezoni. Lajmi vjen më shumë se një muaj pas publikimit të serialit më 14 korrik, por nuk është krejtësisht befasues, pasi drama nuk rezultoi veçanërisht mirë në ‘Top 10’ të Netflix, ndërsa shikueshmëria është kriteri kryesor në vendimet e transmetuesit për të vazhduar apo ndërprerë projektet.

Duke funksionuar pjesërisht nën hijen e hitit “Stranger Things”, i cili u publikua në të njëjtin hark kohor, “Resident Evil” debutoi në vendin e dytë me 72.7 milionë orë shikime në fundjavën e parë. Megjithatë, nuk bëri një hap të madh para në javën e dytë, duke mbledhur 73.3 milionë orë shikime për të përfunduar në vendin e tretë përpara se të binte dhe të dilte nga ‘Top 10’ pas vetëm tre javësh.

Për realizimin e “Resident Evil”, Netflix mblodhi një kast tërheqës dhe të larmishëm, me të cilët kanë për qëllim të punojnë në të ardhmen. Transmetuesi tashmë po e bën këtë me njërën nga aktoret, Paola Nunez, e cila shfaqet në serialin e ardhshëm të Netflix, “Fall of the House of Usher” dhe në “Fuga De Reinas”, një film i Netflix i xhiruar në Amerikën Latine.

Çdo platformë dhe rrjet social po ndryshon dita-ditës. Pas ndryshimeve të Instagram, Whatsapp, YouTube dhe Snapchat tani është radha e Netflix. Sipas raportimeve të bëra së fundmi Netflix ka ndërmarrë një lëvizje aspak të mirë për përdoruesit. Shkarkimi i filmave dhe serialeve është një nga pluset më të mëdha për përdoruesit e këtij shërbimi streaming, por duket se do ta shijojnë vetëm ata që zgjedhin paketën më të shtrenjtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE