Ecja me Harryn pas arkivolit të Elizabeth/ Princi William i prekur: Më solli kujtimet e funeralit të nënës tonë

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ecja me Harryn pas arkivolit të Elizabeth/ Princi William i prekur: Më solli kujtimet e funeralit të nënës tonë

Imazhet e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth kanë qarkulluar ngado, në mbarë botën dhe nëse diçka ka rënë në sy, ishte mënyra se si ecnin Princi William dhe Harry krah njëri-tjetrit.

Në të njëjtën mënyrë ata qëndruan në funeralin e nënës së tyre, Princeshë Diana. Për këtë arsye, trashëgimtari i ri i fronit britanik tha se arkivoli i gjyshes “i zgjoi kujtimet”, 25 vjet pas vdekjes së nënës së tij.

“Ceremonia dje solli kujtime”, tha William, pasi ai dhe gruaja e tij Kate shkuan për të parë lulet e lëna për Mbretëreshën Elizabeth nga qytetarët në Sandringham, Anglia lindore.

“Janë ato lloj momentesh ku ti mendon, OK, unë jam i përgatitur për këtë. Por nuk isha aq i përgatitur. Ishte shumë e çuditshme”, u shpjegoi ai britanikëve që shkuan për ta përshëndetur.

“Ai na tha se nëna e tij do të ishte krenare për të dhe tha se dje ishte një ditë e vështirë sepse solli kujtimet e funeralit të nënës së tij’, tha Jane Wells, e cila ishte mes qytetarëve me të cilët William foli në Sandringham.

25 vjet më parë, princi në atë kohë 15-vjeçar së bashku me vëllain e tij Harry, 12 vjeç, ndoqën në këmbë arkivolin e nënës së tyre e cila u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997. Në vitin 2017 ai tregoi një dokumentar të shfaqur nga BBC se pjesëmarrja e tij në atë ceremoni ishte një nga gjërat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë në jetën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE