Çfarë po ndodh vërtet mes Selena Gomez dhe Tyga?!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh vërtet mes Selena Gomez dhe Tyga?!

Selena Gomez ka qenë së fundmi në syrin e mediave ndërkombëtare për shkak të disa aludimeve për një romancë të re. Këtë herë ajo është fotografuar me reperin e famshëm, Tyga, siç raporton “TMZ”.

Dy të famshmit u panë duke u shoqëruar në një nga pikat më të zë në Los Angeles. Ylli i Hollywood-it dhe reperi janë fotografuar duke u larguar nga “The Nice Guy” në West Hollywood, ndërsa Selena është larguar nga vendi rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Burime të afërta të dyshes treguan se reperi ishte tashmë në club, kurse artistja ishte e pranishme pak para mesnatës. Tyga mori pjesë në festën e 30-vjetorit të Selena-s muajin e kaluar, duke festuar me shumë nga miqtë e tyre. Megjithatë nuk është konfirmuar nëse dy të famshmit janë në një lidhje.

Tyga at Selena Gomez’s 30th birthday event pic.twitter.com/1xn3rOm6tw

— Selena Gomez Source (@GomezSource) July 27, 2022

Një tjetër burim shpjegon se Selena ishte në club me grupin e saj të miqve dhe Tyga kishte një grup tjetër miqsh me të dhe ata përfunduan duke u shoqëruar të gjithë së bashku. Selena festoi ditëlindjen e 30-të në Itali, e rrethuar nga miqtë e ngushtë dhe me një të dashur të ri të supozuar. Ajo u fotografua duke hipur në një jaht luksoz në Positano me producentin italo-kanadez, Andrea Iervolino.

Gomez dhe Iervolino janë parë së bashku në të kaluarën, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar se janë në lidhje. Një burim pranë aktores dhe këngëtares u shpreh se:

Selena nuk është në lidhje me dikë në këtë moment.

Vjen një moment që yjet e Hollywood-it vendosin që të marrin një vendim për veten dhe për karrierën e tyre, disa vendosin të largohen përkohësisht dhe disa përgjithmonë. Kur themi përgjithmonë nënkuptojmë mbylljen e një kapitulli dhe fillimin e diçkaje krejtësisht të re. Konkretisht këngëtarja, Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywood-it. Aktorja zbuloi se dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë dhe ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Këngëtares dhe aktores së njohur Selena Gomez nuk i intereson fare se çfarë thonë komentuesit lidhur me peshën e saj trupore. 29-vjeçarja doli me një mesazh të fuqishëm për pamjen e saj, duke deklaruar se “ajo është perfekte ashtu siç është” në rrjetet e saj sociale. Ajo gjithashtu tha në TikTok përmes një videoje se nuk i intereson pesha e saj sepse pavarësisht se si duket, dikush do të ketë diçka negative për të thënë për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE