Parqet eolike, përzgjidhen 6 kompani!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parqet eolike, përzgjidhen 6 kompani!

6 nga 16 kompani që aplikuan janë përzgjedhur për të vijuar fazën e dytë të ankandit për ndërtimin e parqeve eolike. Ato janë Total Eren, Verbund, Voltalia, Eksim Yatrin Holding, AYEN & Salillari dhe Guris&Mogan Energy. Në një konferencë për mediat, zv.kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, që do të rrisë akoma edhe më shumë kapacitetet prodhuese në vendin tonë”.

Ankandi për parqet eolike ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të njohura ndërkombëtare të cilat janë paraqitur për t’u bërë pjesë e garës. Kompanitë janë me eksperiencë të gjatë në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe zotërojnë parqe eolike. Kanë kapacitet financiare për të përballuar këtë investim, por ato do të mbështeten edhe nga dy institucionet financiare ndërkombëtare BERZH e SECO me kredi. Pas dy ankandeve për prodhimin e energjisë elektrike nga parqet fotovoltaike, Karavastasë dhe Spitallës, mund të thuhet se bashkëpunimi me BERZH është i garantuar.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku solli në vëmendje se çmimi tavan sa i përket ofertës financiare është 75 euro për mWh. Ajo u shpreh optimiste sa i përket ofertës financiare.

Duke pasur parasysh çmimet në tregjet ndërkombëtare që kanë arritur në nivele të paimagjinueshme, përfitimin që do të ketë Shqipëria nga lidhja e kontratës për këto parqe eolike me çmimin maksimal prej 75 euro është shumë i madh.

Sipas numrit dy të qeverisë shqiptare, këto parqe eolike do të jenë parqet e para në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme nga 10 megavat në 75 megavat dhe shuma totale do të jetë 100-150 megavat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE