Scholz: Të përshpejtohet dëbimi i emigrantëve që iu refuzohet azili!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Scholz: Të përshpejtohet dëbimi i emigrantëve që iu refuzohet azili!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet. Scholz po e komenton këtë çështje gjithnjë e më shumë që nga koha kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz foli në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë të formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të emigracionit.

Scholz ka dhënë shenja për një nismë personale që të merret më këtë pjesë në kohën kur konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

Javën e kaluar, Scholz prezantoi ligjin për të lehtësuar procesin e dëbimit të emigrantëve që u është refuzuar azili. Ai ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët e landeve rreth mënyrave si mund të luftohet numri i emigrantëve.

Të hënën, qeveria gjermane njoftoi Komisionin Europian për kontrolle të përkohshme në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën. Qendrat për emigrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të emigrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në intervistën e ditës së sotme, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.

Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani. Dëbimi duhet që të ndodhë me shpejtësi.

Javën e kaluar, shtetet e Bashkimit Europian ranë dakord për një draft final të rregullave, për mënyrën si të menaxhojnë emigrimin e parregullt, si dhe procedurat për azil.

Kur të nisë së zbatuari, kjo marrëveshje e re për emigracionin dhe azilin do të lehtësojë presionin në shtetet e BE-së, që më së shumti të përballen me emigrantë, si Italia e Greqia, pasi disa prej tyre do të mund të kalojnë në të tjera vende të Bllokut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE