Rëndohet bilanci i viktimave nga moti i keq në Itali/11 të vdekur, 4 të zhdukur!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rëndohet bilanci i viktimave nga moti i keq në Itali/10 të vdekur, 4 të zhdukur!

Moti i keq gjunjëzon rajonin Marche në Itali, 11 viktima e 4 të zhdukur, mes tyre dy fëmijë, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, referuar burimeve zyrtare pranë Mbrojtjes Civile. 50 vetë u plagosën dhe po trajtohen në spitale. Viktima raportohen në Ostra, Senigallia, Trecastelli e Barbara, ku vijojnë kërkimet për 4 vetë, përfshirë dy të miturit. Drejtuesit lokalë të rajonit bëjnë të ditur se po ndjekin nga afër zhvillimet e kësaj “krize meteorologjike shumë serioze” që i ka goditur, si dhe operacionet e shpëtimit.

Sipas sinoptikanëve, në vetëm tre orë ranë gjysma e shirave që bien në një vit. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren për të ndihmuar në përballimin e pasojave të këtij fenomeni të dhunshëm atmosferik. Një ditë më parë, autoritetet paralajmëruan rrezikun e vërshimeve të ujërave, duke këshilluar banorët të zhvendoseshin në pjesë më të larta. Pasditen e djeshme, shirat ranë pa ndërprerje në Ancona të Italisë.

Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu. Bota tashmë është ngrohur me 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit.

“Ajo që zyrtarisht konsiderohet “nxehtësi e rrezikshme”, në dekadat e ardhshme mund të godasë pjesën më të madhe të botës të paktën tri herë më shpesh. Kjo pasi ndryshimet klimatike janë përkeqësuar”, – sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Nature Climate Change”.

Në pjesën më të madhe të gjerësive gjeografike më të begatshme të Tokës, temperaturat e larta dhe lagështia që ndihen në 39.4 gradë celsius ose më shumë, statistikisht duhet të ndodhin 20 deri në 50 herë në vit nga mesi i shekullit.

Deri në vitin 2100, Indeksi i Nxehtësisë mund të zgjasë për pjesën më të madhe të verës, në zona si juglindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE