Aktori John Boyega në kërkim të dashurisë, me kushtin që partnerja e tij të jetë me ngjyrë!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori John Boyega në kërkim të dashurisë, me kushtin që partnerja e tij të jetë me ngjyrë!

Aktori dhe producenti i njohur britanik John Boyega ka ndarë një pasqyrë të jetës së tij personale dhe asaj që po kërkon nga një partnere. 30-vjeçari edhe pse kurrë nuk i ka bërë publike lidhjet e tij kjo nuk do të thotë se ai nuk është në kërkim të dashurisë. I pyetur nëse do të fokusohet në lidhje dashurore pasi ka qenë mjaft i përkushtuar në punë, ai tha:

Të dyja janë prioritet. Unë jam 30 vjeç tani. Kam punuar vetëm për të gjetur paqen për veten. Kur isha në kolegj, unë isha ai djali që kisha shumë femra.

Në një intervistë me ‘GQ Hype’ ai tha:

Takohem vetëm me femrat me ngjyrë, pastaj ka të bëjë me kiminë, personalitetin, qëllimet. Jam shumë i disiplinuar në llojin e grave me të cilat flas.

John ka qenë i preokupuar duke folur shpesh për rëndësinë që kanë njerëzit me ngjyrë.

Njerëzit me ngjyrë kanë pasur gjithmonë rëndësi. Ne kemi qenë gjithmonë të rëndësishëm. Ne gjithmonë kemi menduar diçka. Ne kemi pasur gjithmonë sukses. Nuk mund të pres më- deklaroi artisti në protestën e organizuar pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd në 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE