Olsa Muhameti pyet ndjekësit nëse duan të rikthehet “Për’Puthen Prime”!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olsa Muhameti pyet ndjekësit nëse duan të rikthehet “Për’Puthen Prime”!

Këtë javë nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.

E teksa episodin e parë u prezantuan vajzat, në episodet në vijim ishte radha e disa prej djemve. E në përfundim të kësaj jave, Olsa ka pyetur ndjekësit e saj nëse përpos “Për’Puthen” ditore do të dëshironin dhe “Për’Puthen Prime” si në sezonin e kaluar.

Risia tjetër, padyshim shumë e veçantë e këtij sezoni është fakti se do të jenë djemtë ata që do të zgjedhin vajzat dhe jo e kundërta si ka ndodhur në vitet e kaluara.

Së bashku me Olsën, Bora nuk kishte vetëm një bashkëpunim profesional pasi dy vajzat kishin krijuar dhe një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën që vazhdon të jetë më e fortë se kurrë. Edhe pse ky sezon televiziv ‘i ndau’, autorja ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë vërtetë emocionuese mikeshës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE