Takime me Dumanin dhe Ramën, zyrtari i lartë amerikan Todd D.Robinson në Shqipëri/Apel drejtësisë për të mos u dorëzuar!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takime me Dumanin dhe Ramën, zyrtari i lartë amerikan Todd D.Robinson në Shqipëri/Apel drejtësisë për të mos u dorëzuar!

Me një axhendë zyrtare që përfshin takime me kryeprokurorin e SPAK-ut Altin Dumani, gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë e drejtues të agjencive ligjzbatuese, si edhe me kryeministrin Edi Rama, Tiranën po e viziton ndihmës-sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson. Takimi me Dumanin zgjati rreth 2 orë.  Në fokus, rëndësia e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa vendi lufton krimin dhe korrupsionin.

Zyrtari i lartë i Uashingtonit vlerësoi se shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Duke theksuar se Uashingtoni e njeh këtë punë të palodhur e se po sjellin ndryshimin, iu vuri në dukje aktorëve të Drejtësisë se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por apeloi të mos dorëzohen e të vazhdojnë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë solli detaje nga fjala e Todd D. Robinsonit, duke informuar se “në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë”.

Todd D.Robinson nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa vendi lufton krimin dhe korrupsionin. Më tej, konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni…

Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor… por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju… dhe unë mund t’jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të jetë partneri juaj në këtë dhe do të ecë krah jush në mbështetjen tuaj e të Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE