“Si një tsunami”/ Ferr uji dhe balte në Itali, s`ka shpresa për të zhdukurit në Marche

vovalbania September 17, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Si një tsunami”/ Ferr uji dhe balte në Itali, s`ka shpresa për të zhdukurit në Marche

“Ishte si një tsunami”, lumi i Misës në Itali, gati i tharë deri përpara pak ditësh për shtatë orë rresht të enjten merrte ujin e shirave të rrëmbyer.

Nuk vonoi shumë që zona rreth tij të përmbyteshin, me argjinaturat që nuk kanë mundur të përballojnë vërshimin e shfrenuar të ujit, baltës e mbetjeve.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, rrëfen nëna e njërës prej viktimave, 25-vjeçarit Andrea Tisba, që kishte zbritur në garazh të nxirrte makinën përpara se ta merrte uji. Në ndihmë i kishte shkuar dhe i ati, Giuseppe dhe një fqinj i tyre. Asnjëri nga të tre nuk doli më gjallë prej andej. E gjithë kjo ndodhi në vetëm katër minuta, rrëfen Adriana Tisba. “Ishte sikur të qe carë ndonjë digë”, shton ajo.

Zjarrfikësit, mbrojtja civile dhe vullnetarë po punojnë pa u lodhur për t`i ofruar personave të prekur nga përmbytjet në rajonin Marche. Kërkimet vazhdojnë atje për tre persona që ende konsiderohen të zhdukur, mes tyre edhe një 8-vjeçar, Mattia, por shpresat duken të pakta. Më keq paraqitet gjendja në zonën Barbara-Castelleone di Suasa, ku përmbytjet shkaktuan dhjetë vdekje, të gjitha të identifikuara.

Probleme ka pasur edhe në Lombardi, Emilia Romagna dhe Abruzzo, ku ekipet e shpëtimit po ndihmojnë personat e zhvendosur pasi shtëpitë u janë bërë të papranueshme për shkak të ujit dhe baltës. Zona të tëra të Anconës janë pa energji elektrike, ndërsa stuhitë goditën edhe Umbrian fqinjë. Corriere della Sera tha se rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy orësh, sasi kjo që regjistrohet normalisht në në një periudhë prej 6 muajsh në këtë zonë.

Por çfarë është stuhia “V”? shkatërruese, dhe e vështirë për t`u parashikuar

Një stuhi vetë-rigjeneruese: Kështu e përshkruajnë metereologët italianë bombën e motit që u përplas mbi disa pjesë të fqinjit tonë përtej Adriatikut, duke shkaktuar viktima e të zhdukur.

Intensiteti dhe shkalla e asaj që specialistët e kanë pagëzuar “Stuhia V”, është e jashtëzakonshme, me një impakt vërtet të vështirë për t`u parashikuar.

Padyshim, mendon njëri prej tyre, Giulio Betti, kriza klimatike e amplifikon të gjithë këtë situatë. Betti, i cili mbikqyr nga afër fenomenet metereologjike në rajonet qëndore të Italisë, rrëfeu se kishte mbetur dhe vete tejet i befasuar nga fuqia me të cilën kjo stuhi goditi zonat ne fjale, diçka që nuk e parë herë të tjera.

“Një stuhi e tillë ka dy karakteristika: ajo përqëndrohet pak a shumë në të njëjtën zonë dhe auto-rigjenerohet, duke qenë se ushqehet vazhdimisht nga një fluks lagështire me efekt zinxhir-mendojeni në formën e vagonëve të një treni, të ushqyera nga ajri i ftohtë, një rreth vicioz që nuk merr fund derisa të dobësohet fluksi që e ushqen”, shpjegon ai.

Problemi sipas metereologut është shumë i madh kur një stuhi e tillë nuk lëviz, por qëndron në të njëjtën zonë siç ndodhi me Marchet. Atëherë po, fillojnë telashe të mëdha, shprehet ai. Pamjet nga sateliti tregojnë se stuhia ka formën e V-së, ndaj dhe ka marrë këtë emër, dhe sisteme te tilla, kur mbeten gjatë në një vend, bëhen mjaft të rrezikshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE