Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe te territorit, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të pakta.

Parashikohet që gjatë orëve të pasdites kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si ne mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE