Zelensky: Krimea do t’i rikthehet Ukrainës!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky: Krimea do t’i rikthehet Ukrainës!

“Krimea do t’i kthehet Ukrainës, ndoshta përmes rrugëve diplomatike”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për Reuters të cituar nga Kyiv Independent .

Sipas liderit të Kievit, Ukraina do të jetë në gjendje të jetojë në paqe vetëm kur të rifitojë territoret e saj”.

“Ne duhet ta de-okupojmë atë territor,” tha ai, duke iu referuar rajonit të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, të aneksuar në Federatën Ruse në 2014.

“Mund të ndodhë që Krimea të kthehet me anë të diplomacisë. ”, shtoi ai sipas Kyiv Independent.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko gjatë një fjalimi në Ditën e Unitetit Kombëtar tha se SHBA-të po e shtyjnë Evropën drejt një konflikti të armatosur me Rusinë në Ukrainë, me qëllimin e dobësimit të Rusisë dhe shkatërrimin e Bjellorusisë.

“Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën në një konfrontim ushtarak me Rusinë në territorin e Ukrainës. Ata nuk i fshehin planet e tyre. Kontratat tashmë janë lidhur për vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se Ukraina do të digjet deri në themel. Dhe qëllimi është të dobësohet Rusia dhe të shkatërrohet Bjellorusia,” tha Lukashenko.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE