Alban Nimani mbi projektin e tij të fundit: “Doja të bëja një këngë që njerëzit të kënaqen me jetën…”

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alban Nimani mbi projektin e tij të fundit: “Doja të bëja një këngë që njerëzit të kënaqen me jetën…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur Alban Nimani. Ai vetëm pak kohë më parë ka sjellë projektin e tij të fundit, “Ne jemi t’lirë”. Artisti na ka folur më shumë mbi këtë këngë, por dhe disa të pathëna të tjera rreth muzikës dhe jo vetëm…

Si lindi kënga “Ne jemi t’lirë”?

Ishte këngë që doli spontanisht dhe ishte miku im Breezy që kishte një projekt të Bashkisë së Tiranës. Por unë kurrë në jetë nuk kam bërë këngë për fushatë. Por më tha që do të ishte frymëzuese, jo fushate. Kisha dëshirë që të bëja një këngë që i jep njerëzve lëvizje, energji të mirë dhe të kënaqesh me jetën. Shkoi shumë mirë dhe spontanisht. Teksti është interesant sepse duhet të ishte sa më i lehtë, i kapshëm, por njëkohësisht dhe metaforë e mirë për jetën. Ngela nja 2-3 net duke bërë hulumtime, por ishte shumë e komplikuar. Ka një metaforë shumë të mirë, që duhet t’i kthehesh sa më shumë natyrës.

Ka mbetur ndonjë veprim nga fëmijëria që e mban ende edhe sot e kësaj dite?

Kur isha i vogël, kur më çonin që të bleja diçka, zakonisht merrja çfarë më pëlqente mua. Njëherë solla shalqi që nuk munda ta mbaja dhe e solla si top futbolli. Njëherë më çuan të merrja pije dhe mora puro… Madje për veten, jo për ata (qesh).

Nëse muzika do të kishte një ngjyrë, cila do të ishte ajo për ty?

Mbase sipas stilit që kam përcjellë tërë jetën, do të  ishte e kaltër.

Kur do të vijë albumi i ri nga “Asgjë Sikur Dielli”?

Kemi marrë mbështetje nga bashkia e Prishtinës dhe do e mbyllim brenda këtij viti. Do rreth 4-5 muaj që të punojmë sistematikisht, të mos kemi angazhime të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE