Të akuzuar për spiunazh rus, tre të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel. Ukrainasi: Rusët më lanë sakat vëllanë

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të akuzuar për spiunazh rus, tre të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel. Ukrainasi: Rusët më lanë sakat vëllanë

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.

Gjykata i ka lënë në “arrest me burg” ndërsa ata kërkojnë lirinë me pretendimin se nuk u përkasin agjenturave ruse.

Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash. Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.

Raportohet se ukrainasi, Fedis Albatovdhe është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë.

Po ashtu ai rrëfen se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE