NATO shprehet gati të ndërhyjë në rast tensionesh në Kosovë!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NATO shprehet gati të ndërhyjë në rast tensionesh në Kosovë!

NATO është gati të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës. Zv.komandanti i KFOR-it, Luca Piperni:

Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, por edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë. Mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar më 31 korrik, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet për hyrje/dalje dhe regjistrimin e targave të makinave në RKS. Serbët lokalë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë: Jarinjë e Bërnjak.

Për shkak të tensioneve dhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës e shtyu me një muaj zbatimin e vendimit. Më pas, barrikadat u hoqën. Ndërkohë, palët janë dakordësuar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, ndërsa vendimi për regjistrimin e makinave, hyri në fuqi më 1 shtator e do të zgjasë deri më 31 tetor. Autoritetet në Kosovë nuk kanë ofruar hollësi për mënyrën si do të veprojnë pas skadimit të këtij afati.

Në Kosovë vlerësohet se janë rreth 10 mijë makina me targa të qyteteve të Kosovës, kryesisht KM (Mitrovicë e Kosovës) të cilat i lëshon Serbia. Kosova i konsideron këto targa ilegale, meqë Prishtina dhe Beogradi kanë marrëveshje për liri të lëvizjes prej vitit 2011. Piperni u shpreh se situata është e qetë, por e brishtë. NATO- nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja apo dhunës, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave më 31 tetor.

Nëse situata përkeqësohet, ne jemi gati të ndërhyjmë, ne jemi të gatshëm që të jemi mes protestuesve dhe organizatave të sigurisë. Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me një numër të tillë trupash, mund t’i japim fund çdo tensioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50016 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE