“Po jetoj një përrallë”, Rita Ora konfirmon martesën me regjisorin e njohur

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po jetoj një përrallë”, Rita Ora konfirmon martesën me regjisorin e njohur

Rita Ora ka konfirmuar martesën me Taika Waititi. Këngëtarja shqiptare me famë botërore theksoi gjatë një interviste se ishte kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin ndërsa la të nënkuptohej se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër me miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i muzikës pop theksoi se është frymëzuar nga prindërit e saj, Vera dhe Besnik, të cilët janë të martuar për më shumë se 30 vjet. “Unë jam shumë e dashuruar! Unë e dua dashurinë. Unë gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur.

Romancë: Këngëtarja këmbëngul se është kokë e këmbë me regjisorin, 47 vjeç, dhe la të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Prindërit e mi kanë qenë bashkë për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria në plan të parë dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika-n. Ai është argëtues, i dashur dhe i bukur”

Kujtojmë që Rita u martua me regjisorin nga Zelanda e Re në një ceremoni intime në gusht që u mbajt në Londër. Në atë kohë, miqtë e saj raportuan se ajo kishte ndërruar dhe mbiemrin në Waititi-Ora.

Histori dashurie: Rita dhe Taika filluan të takoheshin në Mars 2021 pas takimit në Australi (foto në shfaqjen e Thor: Love and Thunder në Londër në korrik)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE