Çifti i famshëm me diferencë moshe 37-vjeçare festojnë 1-vjetorin e martesës!
Gjyshja, 62 vjeçe dhe burri i saj 25-vjeçar kanë festuar së fundmi përvjetorin e tyre të parë të martesës. Quran McCain dhe nëna e 7 fëmijëve, Cheryl McGregor, të dy nga Roma, Gjeorgjia, u takuan për herë të parë në vitin 2012, kur ai ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa punonin së bashku.
Çifti, me një diferencë moshe 37-vjeçare, filloi të ndajë detaje nga përditshmëria e marrëdhënies së tyre në TikTok, duke mbledhur më shumë se tre milionë e gjysmë ndjekës, shumë prej të cilëve nuk e mbështetën dashurinë e tyre për shkak të diferencës së madhe në moshë.
God couldn’t have made you more perfect @oliver6060 ❤️
Pavarësisht reagimit të ashpër, dyshja u martuan më 3 shtator 2021, gjatë një ceremonie intime e cila u transmetua drejtpërdrejt për miliona ndjekësit e tyre të TikTok. Tanimë, një vit më vonë, Quran dhe Cheryl janë edhe më të dashuruar dhe aktualisht po flasin për të pasur fëmijën e tyre të parë.
Quran u shpreh:
Ne u martuam në shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë një familje. Cheryl është 61 vjeçe dhe ka 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë.
Dyshja u përpoqën të bënin fëmijë me shtatzëni natyrale, por për shkak të moshës së Cheryl, ata vendosën t’i drejtoheshin një nëne surrogate ose birësimit.