Këngëtarja Emeli Sande së shpejti drejt altarit me të dashurën e saj!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja Emeli Sande së shpejti drejt altarit me të dashurën e saj!

Këngëtarja 35-vjeçare e “Next to Me”, Emeli Sande ndau së fundmi me të gjithë lajmin se ajo dhe e dashura e saj Yoana Karemova janë fejuar. Një foto e ëmbël në rrjetet sociale zbuloi edhe unazën e re të artistes teksa e emocionuar ka shkruar:

Unë thashë Po!

Kjo do të jetë martesa e dytë për kantautoren britanike, e cili u nda nga biologu Adam Gouraguine, në vitin 2014, pas dy vitesh martesë. Sande pranoi për herë të parë se i përket komunitetit LGBT, në një intervistë për ‘Metro’, duke thënë se ishte në një lidhje me një pianiste klasike. Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit “Let’s Say For Instance”.

Rikujtojmë, se këngëtarja britanike para disa kohëve dha një intervistë për “Happiful Magazine” ku për herë të parë foli mbi momentet e vështira të jetës së saj ku është përballur me depresionin. Emeli rrëfeu se filloi të ndihej keq që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Depresioni e futi në një gjendje aq të errët saqë mendonte se duhet të hiqte dorë patjetër nga karriera e saj muzikore.

Më dukej sikur askush nuk dëshironte të dëgjonte këngët e mia. Më thonin se po shfaqesha kudo në TV. Isha gati të hiqja dorë nga karriera ime një herë e përgjithmonë.

Emeli Sandé u rikthye me 19 mars për një kauzë shumë të rëndësishme në Koncertin e ITV për Ukrainën. Pasi u zhduk nga skena e showbiz-it për 3 vite, artistja u rikthye në shtator të vitit 2016 dhe shpjegoi se duhej të jetonte ndryshe për t’u fokusuar në albumin e saj të dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE