Ejani edhe ju me ne bëjmë një tur në shtëpinë e Demi Lovato-s, nuk do të pendoheni!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ejani edhe ju me ne bëjmë një tur në shtëpinë e Demi Lovato-s, nuk do të pendoheni!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Demi Lovato ka bërë një tur në shtëpinë e saj prej 8500 metrash katrorë për “Architectural Digest”, duke treguar që nga dhomat e dekuarara që pasqyrojnë personalitetin e saj dinamik tek orenditë elektrike, si një llambë e madhe reje që ndryshon ngjyrën e cila është vendosur nën një mural psikedelik. Demi ndërkaq u shpreh se:

Isha në një moment ku doja që gjithçka në shtëpinë time të ishte super sugjestive. Doja që të ishte një lloj psikedeliku dhe super atmosferë, por gjithashtu doja që të kishte një energji të mirë mikpritëse për kohën kur kam njerëz.

Shtëpia e madhe me gjashtë dhoma gjumi përfshin gjithashtu shumë hapësira qetësuese me një oborr që ka një kuzhinë të jashtme, vaskë, oxhak, oborr të izoluar. Demi vijon duke thënë:

Kjo është pikërisht gjithçka që kam dashur në një shtëpi.

Rikujtojmë se Lovato ka përfunduar punën me turnet. Këtë rrëfim artistja e bëri së fundmi në një sërë postimesh në InstaStory të cilat i fshiu më pas. 30-vjeçarja njoftoi se turneu “Holy Fvck” do të jetë i fundit nga ajo.

Unë jam aq e sëmurë, sa nuk mund të ngrihem nga shtrati. Nuk mund ta bëj më këtë. Ky turne i radhës do të jetë i fundit. Ju dua dhe ju falënderoj të gjithëve.

Lovato do të qëndrojë larg ekranit për disa kohë. Bukuroshja zbuloi në një intervistë për ‘Alternative Press’ se nuk ka në plan të bëjë më dokumentarë për jetën e saj.

Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës duke parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen njësoj. Dhe nëse nuk ndihen ashtu, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE