Meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//meshkujt-me-te-pashem-ne-bote-sipas-brad-pitt.jpg)
Në një intervistë të re për “Vogue” ylli hollivudian Brad Pitt është pyetur se cilin konsideron meshkullin më të pashëm në botë. Pitt u përgjigj se:
Personi i parë që do të mendoja është Paul Newman. Ai u rrit me hijeshi dhe siç thuhet, ai ishte vërtet një njeri i veçantë, bujar dhe i vërtetë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/meshkujt-me-te-pashem-ne-bote-sipas-brad-pitt-632c32668dc0d.jpg)
Ai vazhdoi duke përmendur George Clooney:
Nëse do të më duhej të zgjidhja një nga bashkëkohësit, ai është George Clooney, pse jo? Sepse unë vazhdoj të flas për të dhe ai vazhdon të flasë për mua.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/meshkujt-me-te-pashem-ne-bote-sipas-brad-pitt-632c32691d862.jpg)
Brad gjithashtu shprehu admirimin për ish-in e tij, Gwyneth Paltrow:
Më pëlqen ajo që ajo ka bërë me Goop. Ajo është një mike me të vërtetë e dashur, që ka ndërtuar këtë perandori dhe është një prizë krijuese për të. Në fakt, nëse e mendoj, ndoshta ishte e para që më bindi të laja fytyrën dy herë në ditë… kështu mendoj unë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/meshkujt-me-te-pashem-ne-bote-sipas-brad-pitt-632c3270e4d0b.jpg)
Rikujtojmë, se beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt në lidhje me kantinën e verës vazhdon ende. Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai dhe një grup miqsh nisën një fushatë për të “marrë kontrollin” e kantinës franceze që ata blenë si çift “në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë” dhe për të “siguruar që Jolie nuk do të shihte kurrë asnjë monedhë nga fitimet e saj.
Sjellim në vëmendje se Pitt dhe supermodelja Emily Ratajkowski po rrëmbejnë vëmendjen e mediave rozë duke lënë pas Bennifer-in. Kudo po përflitet se dyshja janë në një lidhje të fshehtë. Modelja rikujtojmë se i dha fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard pas thashethemeve për tradhti muajin e kaluar. Sipas revistës “OK” ky ka qenë një rast i mirë për të nisur romancën me Pitt-in. Mbetet e gjitha në kornizën e fjalëve, por dyshja formon një çift interesant. Ku ka zë, s’është pa gjë!