“Nuk ishte aspak e përshtatshme”, stilisti shqiptar tregon gabimin e Meghan Markle me veshjen në funeral

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ishte aspak e përshtatshme”, stilisti shqiptar tregon gabimin e Meghan Markle me veshjen në funeral

Veshjet e Kate Middleton dhe Meghan Markle në funeralin e Mbretëreshës Elizabet II, janë komentuar shumë në rrjet dhe gjithashtu u bënë pjesë e diskutimit në “Ftesë në 5”. I ftuar, stilisti Ardi Asllani tha se veshja e Kate ishte perfekte, por kishte kritika për Meghan.

“Kapelja e Meghan nuk ishte aspak e përshtatshme për funeral, ndërsa e Kate ishte perfekte. Kate është gjithnjë e kujdeshme, duket u përgatitur totalisht për të qenë mbretëreshë, kur William të marrë fronin”, tha Ardi.

Kate Midelton kishte preferuar të vishej me fustan pa asnjë dekor, të shoqëruar me kapelen me dantellë në pjesën e përparme. Në sy ranë bizhuteritë që kishte vendosur, një varëse dhe vathë me perla, të cilat janë vendosur nga tre breza të ndryshme të grave në familjen mbretërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE