Nuk ka më dyshime, çifti më i ri i showbiz-it është Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid!
Mesa duket nuk qenkan vetëm thashetheme, pasi sipas disa burimeve të afërta të Leonardo DiCapiros dhe Gigi Hadid thuhet se dyshja janë në një romancë me njëri tjetrin. Burimi pohon se:
Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu e mençur, e lezetshme, e kulturuar dhe e arsimuar. Aktori i “Titanic” dhe modelja janë zyrtarisht në lidhje dhe kanë shumë miq të përbashkët. Të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku.
Hadid dhe DiCaprio kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë në fillim të këtij muaji duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës. Një burim tjetër tha se:
Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi.
Romanca e DiCaprios dhe Hadid vjen pak më shumë se një muaj pasi u konfirmua se aktori i dha fund lidhjes me Camila Morrone. Një lidhje e mundshme me DiCaprion, do të ishte romanca e parë publike e Hadid që nga ndarja me ish të dashurin dhe babain e fëmijës së saj, Zayn Malik, në vitin 2021.
DiCaprio u diskutua gjithandej nëpër media që pas ndajres nga modelja Camila Morrone si dhe për faktin që shumica e të dashurave të tij kanë qenë më të vogla se 25 vjeçe. Së fundmi ‘The Sun’ ka raportuar se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, ishte ajo që u nda me të.