Këmbimi valutor, dollari e paundi fituan terren ndaj lekut!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këmbimi valutor, dollari e paundi fituan terren ndaj lekut!

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë kësaj jave që mbyllet nesër, monedhat e huaja: dollari amerikan, paundi britanik e franga zvicerane, fituan  terren në këmbim me lekun, krahasuar me një javë më parë. Por, vihet re se monedha e përbashkët europiane, euro u dobësua lehtë me 0.05 lekë, nga e hëna e 19 shtatorit e deri ditën e sotme, datë 24 shtator.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, përgjatë kësaj jave, dollari amerikan u forcua me 2.54 lekë, duke u këmbyer në fundjavë me 119.46 lekë kundrejt vlerës 116,58 që ishte në fillim të javës.

Monedha europiane këmbehet me 116.58 lekë nga 116.63 që ishte ditën e hënë, në datë 19 shtator.

Ndërkaq, franga zvicerane dhe paundi britanik kanë shënuar mbiçmim të fortë në këmbim me lekun.

Paundi britanik ka regjistruar ngjitje me 0.75 lekë që nga fillimi i javës, teksa këmbehet në fundjavë me 133.64 lekë nga 132.89 lekë që ishte në fillim të javës.

Franga zvicerane gjithashtu u forcua me 1.04 lekë gjatë javës 19-24 shtator. Nga 120.94 lekë që ishte në fillim javë, sot këmbehet me 121.98 lekë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim lidhur me këmbimet valutore, paundi britanik pësoi rënien në nivelin më të ulët të më shumë se 37 viteve të fundit kundrejt dollarit. Kjo erdhi pasi Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe Banka e Anglisë rritën normat e interesit me 75, përkatësisht 50 pikë bazë. Lëvizja shënon herën e parë që përballë monedhës së gjelbër, norma e paundit bie nën 1.12 që nga janari i vitit 1985.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE