Fitoi gjyqin ndaj Zara, pronarja e “House of Zana” zbulon më shumë detaje!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitoi gjyqin ndaj Zara, pronarja e “House of Zana” zbulon më shumë detaje!

Pak muaj më parë, një butik i pavarur mode u përball me kompaninë e njohur të veshjeve Zara, në një gjykatë për pretendimet se është një “markë identike”. “House of Zana” me qendër në Darlington u kërcënua se do të merrte masa ligjore nga gjigandi spanjoll i modës, i cili pretendonte se marka është “konceptualisht identike”.

Tashmë, pronarja e butikut, Amber Kotrri shprehet mjaft e emocinuar pasi fitoi betejën me gjigantin e modës, Zara. Zara kishte argumentuar se kishte një “shkallë të lartë ngjashmërie vizuale dhe orale” midis dy markave. Por një gjykatë zbuloi se lidhja ishte “shumë e parëndësishme”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Amber shpjegoi mëgjatë rreth detajeve të gjithë procesit gjyqësor:

Ndihem shumë e lumtur, natyrisht, ishte fitore për mua dhe për biznesin tim, por gjithashtu edhe për shumë njerëz të tjerë në botë. Duket sikur të gjithë po festojnë së bashku. Më shumë se 1 vit më parë, mora një letër nga avokatët e Inditex, të cilët kanë në pronësi Zara dhe ishte një letër ku më kërkohej të riemërtoja ose të mbyllja dyqanin. Dhe nëse nuk do ta bëja këtë, ata do të ndërmerrnin veprime ligjore. Natyrisht që nuk e firmosa letrën, unë nuk doja ta mbyllja dyqanin dhe ata morën veprimet ligjore. Ne shkuam në gjyq, por në fund fituam.

Gjithashtu Amber shpjegoi dhe lidhjen e veçantë të emrit të butikut të saj:

Bashkëshorti im është shqiptar. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët tanë të mësojnë shqipen. Ndjej një lidhje të fortë aty. Marka u krijua në Shqipëri, ndaj dhe emri natyrisht erdhi nga fjala “zana”, të cilës ju ja dini kuptimin. Ka një rëndësi të veçantë për mua, ndaj kur Zara më tha se po e përdorja atë emër për t’i kopjuar, për t’i përdorur biznesin, m’u duk qesharake, sepse emri “Shtëpia e Zanës” ka shumë kuptim për mua dhe për familjen time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55048 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE