Ndahet nga jeta piktori i popullit Sali Shijaku (FOTO)

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta piktori i popullit Sali Shijaku (FOTO)

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare piktori i mirënjohur, Sali Shijaku.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, saktësisht djali i tij Orges Shijaku, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë piktorit te Popullit, Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku”, shkruan ai.

Kujtojmë se Sali Shijaku ka lindur në Tiranë, më 12 mars 1933. Ai është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Piktor i Popullit”.

Ai ishte piktor dhe kolorist i pikturave njëfigurëshe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE