U përfol se është ndarë, vajza e ish-deputetes demokrate reagon për herë të parë (VIDEO)

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfol se është ndarë, vajza e ish-deputetes demokrate reagon për herë të parë (VIDEO)

Modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, nuk e ka bërë kurrë publik identitetin e të dashurit të saj me të cilin më parë është shprehur se është shumë e dashuruar.

Mirëpo, disa javë më parë disa story të saj në Instagram ngritën dyshime se bukuroshja i kishte dhënë fund lidhjes së saj me djalin misterioz.

Tani nuk ka më dyshime. Ada Deda është single! Këtë lajm e ka bërë me dije vetë vajza e ish-deputetes me anë të një videoje në TikTok.

Teksa në sfond dëgjohet kënga “A Gangster’s Wife” që është kthyer në një trend në këtë platformë, si përshkrim Ada shkruan: “Do e kisha bërë me foton e të dashurit po ja që s’kemi.” 😜

“Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemre,”-shkruante me herët në një story Deda.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, modelja simpatike tha se nuk do të dashurohej kurrë me një vlonjat, teksa shtoi se për të është “më mirë me një fukara se sa pa të dhe e pasur”.

“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbiz-it që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE