Zlatan Ibrahimoviç tashmë ‘yll kinemaje’, ja filmi ku do të marrë pjesë! (Video)

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zlatan Ibrahimoviç tashmë ‘yll kinemaje’, ja filmi ku do të marrë pjesë! (Video)

Fytyra e Zlatan Ibrahimovicit jo vetëm në reklama të ndryshme, por edhe në ekranin e madh të kinemasë. Kampioni suedez i Milanit do të shfaqet në fakt si një nga protagonistët e filmit të ri kushtuar Asterix dhe Obelix.

Në kastin e aktorëve bashkë me Ibrën do të jetë edhe Vincent Cassel dhe Marion Cotillard, të cilët do të luajnë dy nga romakët e lashtë që kanë qenë gjithmonë armiq të dyshes galike.

Vetë gjiganti suedez ka shpërndarë trailerin e filmit në profilin e tij në Twitter, duke njoftuar praninë e e tij, siç shihet në videon promovuese.

I shfaqur për herë të parë në vitin 1959, aventurat e Asterix dhe Obelix janë rezultat i idesë së René Goscinny dhe vizatimeve të Albert Uderzos.

Soon. Vive la France #asterixetobelixlempiredumilieu pic.twitter.com/FIu00f899G

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 25, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE