Përmbytje dhe rënie inertesh në rrugën Lezhë-Milot, vështirësohet qarkullimi!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytje dhe rënie inertesh në rrugën Lezhë-Milot, vështirësohet qarkullimi!

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme (12 nëntor), kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Mësohet se kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE