Një bashkëpunim shumë i suksesshëm, Finemi dhe Melinda arrijnë milionin e parë me ‘Milano’!

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një bashkëpunim shumë i suksesshëm, Finemi dhe Melinda arrijnë milionin e parë me ‘Milano’!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Së fundmi, pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Ledri Vulën duket se artistes po i pëlqejnë duetet dhe i radhës erdhi në duet me Finem, një reper gjithashtu shumë i njohur i showbiz-it tonë. ‘Milano’ quhet projekti i përbashkët i dyshes i cili duket se u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre dhe në vetëm pak ditë ka arritur 1 milionë klikime në platformën YouTube.

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 17 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE