Vlogeri i njohur teston modelin iPhone 15 Pro Max nën ujë!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vlogeri i njohur teston modelin iPhone 15 Pro Max nën ujë!

Një vlogger i njohur me emrin HaerteTest në YouTube ka publikuar një video ku teston rezistencën e modelit iPhone 15 Pro Max në ujë. Ai vendosi që ta testonte modelin më të shtrenjtë të linjës iPhone 15 duke e zhytur me dhjetëra herë në një lumë. Përveç kësaj, siç shihet në video, ai e vendosi smartphonin për 10 minuta nën ujë derisa aktivizoi edhe kohëmatësin në telefon. Pavarësisht zhytjeve me dhjetëra herë dhe kohën 10-minutëshe nën ujë modeli iPhone 15 Pro Max punonte dhe nuk kishte ndonjë problem.

Vlogeri në fund mund të shihet duke shkrepur disa fotografi me këtë telefon për të treguar që kamera nuk është dëmtuar. Ndërkaq, Apple njihet për çmimet e larta. iPhone 15 Pro Max shitet në Shtetet e Bashkuara për 1,199 dollarë. Çmimi i kësaj pajisjeje në Evropë është dukshëm më i lartë. Në faqen e Apple është bërë e ditur se në eurozonë kushton edhe mbi 1440 euro, që është 9% më shumë se çmimi i vitit të kaluar i celularit të Apple.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE