Granit Xhaka feston 30-vjetorin e lindjes, partnerja i bën urimin më të bukur (VIDEO)

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Granit Xhaka feston 30-vjetorin e lindjes, partnerja i bën urimin më të bukur (VIDEO)

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat.

Por urimin më të bukur padyshim që e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj. Kjo e fundit ka postuar një video, ku në të janë përmbledhur momentet më të bukura që çifti ka kaluar bashkë që në fillimet e tyre dhe deri më sot.

Krahas postimit Leonita ka bërë dhe urimin e veçantë për partnerin e saj:

“Dashurisë time, bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë, personit më të kujdesur dhe të dashur. Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE