Nuk kemi foto nga Eni Koçi gjatë shtatzanisë së saj dhe për këtë ka një arsye!

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kemi foto nga Eni Koçi gjatë shtatzanisë së saj dhe për këtë ka një arsye!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të titulluar “Ama”.

Para disa orëve, këngëtarja me anë të një ‘Ask-u’ u përgjigj disa nga kurioziteteve që ndjekësit kanë lidhur me këtë rrugëtim kaq të bukur dhe jo vetëm. Një prej tyre e pyeti bukuroshen nëse ka realizuar ashtu si ndodh zakonisht ndonjë set fotografik gjatë shtatzanise dhe Eni u shpreh që nuk ka realizuar dhe për këtë e ka një arsye!

Jo, nuk kam realizuar set fotografish shtatzënë. Preferoj më shumë t’i bëj kur të vijë bebi.

E para pak javësh, dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE