“Na ka turpëruar llumi”, Rama paralajmëron ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje: Nuk do të gëzoni asnjë metër katror

vovalbania September 27, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Na ka turpëruar llumi”, Rama paralajmëron ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje: Nuk do të gëzoni asnjë metër katror

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar edhe një herë ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje në Shqipëri.

Nga fjalimi i tij në Lalëz, Rama tha se ndërtuesit nuk do të gëzojnë asnjë metër që kanë ndërtuar pa leje, ndërsa nuk la pa përmendur prokurorë dhe persona në administratë të korruptuar, të cilët lënë ndërtuesit e mëdhenj të ndërtojnë në qetësi pa leje, ndërsa dënojnë qytetarë të thejshtë për një avlli apo një çati.

Rama solli rastin e kotecit ta leje në Vlorë si edhe rastin e këngëtarit, Bojken Lako.

“Dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Sigurisht kemi akoma ndërtime pa leje, por kemi dhe ndërtime me leje. Pa mbyllur historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizë. Do ta shtrëngojmë më shumë masat për ndërtimet pa leje. Askush nuk do të gëzojë as një metër pa leje. Të mendojnë vetë ca do bëjnë, do ti dhurojnë, do ti blejnë me çmimin e tregut plus çmimi i indeksuar ose do u konfiskohen. Jemi ndjerë të turpëruar për fajin e llumit që gëlon në sistemin e drejtësisë bashkë me llumin në policinë e shtetit, e kanë shumë të lehtë të çojnë prokurorët te ndërtuesit e mëdhenj. Rastet flagrante i janë bërë publike, një kotec, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos dhe e kanë të pamundur që të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës, që janë më pak nga se kanë qenë më parë. Prokurorët e korruptuar që s’kanë kaluara akoma vetingun”, tha Rama.

Kryeministri, Edi Rama ka folur dhe për sfidën e radhës të qeverisë shqiptare në lidhje me turizmin në Shqipëri.

Rama tha nga Lalëzi në Durrës se Shqipëria duhet të punojë për të pasur turizëm 365 ditë në vit dhe jo vetëm në verë. Kryeministri tha se qeveria dhe bizneset duhet të shohin përtej diellit dhe deti, duke thënë në këtë mënyrë se është e nevojshme që t’i jepet hov edhe turizmit dimëror.

“Jemi në pak javë, në mos pak muaj na ndajnë nga fillimi i punës për portin më të madh të Mesdheut në Durrës.
Turistët pasi lënë varkat në port konsumojnë shumë. I gjithë ky konsum shkon në rritje pagash e atyre që punojnë në këto shërbime. Po ashtu ka filluar porti i Vlorës, tjetër xhevair. Gjithashtu portet edhe në Sarandë dhe në Shëngjin. Siguria në plazhe . Tragjedia që ndodhi ishte këmbanë e fortë alarmi për këtë punë. Kam shumë besim se me planin e re për të mos lejuara përdorimin e skafeve të vogla kudo. Ngritja e një njesie special për monitorimin e plazhit do të kemi më shumë monitorim. Nevoja për të reformuar administrimin e detit është tani në tryezë. Do të fuqizohet rioja detare, duke tërhequr nga deti institucione që nuk është nevoja të jenë atje. Sfida, Shqipëria të jetë turistike në 365 ditë të vitet. Sot hotelet e Durrësi vazhdojnë të jenë të gjitha plot, kanë rezervime deri në mes të tetorit. Ne duhet të heqim nga fjalori frazën “sezon turistik”. Të investojmë në zhvillimin e sektorit turistik në dimër. Të gjitha kanë punë për të ofruar, paga të larta në sezon por jo gjatë gjithë vitit. Prandaj duhet të shohim përtej diellit dhe detit”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48598 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE