Koreja e Veriut teston një dron bërthamor nënujor!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut teston një dron bërthamor nënujor!

Koreja e Veriut ka testuar sistemin e saj të armëve nënujore bërthamore, në shenjë proteste ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që këtë javë mbajtën Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Testimi i sistemit “Haeil-5-23”, emrin që Koreja e Veriut ua ka vendosur dronëve sulmues nënujorë me kapacitete bërthamore, u krye nga një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes. Testimi u krye në ujërat afër bregdetit lindor koreano-verior. Nuk u dhanë detaje se kur ndodhi kjo.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes akuzoi SHBA-të, Korenë e Jugut dhe Japoninë se po bëhen “të papërmbajtshme” me stërvitjet ushtarake, duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike”.

Marinat e tri shteteve kanë mbajtur stërvitje të rregullta treditore, që përfunduan të mërkurën. Në stërvitje mori pjesë edhe aeroplanmbajtësja amerikane, Carl Vinson. Stërvitjet ishin pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar përgjigjen e këtyre shteteve ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut, sot lëshoi një paralajmërim kundër testimeve të fundit të kryera nga Veriu, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Ushtria jonë është e përgatitur plotësisht për provokimet e Koresë së Veriut nën një qëndrim të përbashkët të mbrojtjes me SHBA-të. Zotohemi për përgjigje “dërrmuese” nëse Koreja e Veriut bën një provokim të drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, gjatë një konference për media u pyet për testimin e fundit të Veriut, por ai nuk pranoi të komentonte. Megjithatë, u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për të frenuar zhvillimin e armëve të Penianit.

I cilësuar si “Haeil”, që do të thotë cunami, sistemi i ri i dronëve fillimisht ishte raportuar se është testuar në mars të vitit 2023 dhe media shtetërore e Koresë së Veriut ka raportuar se ky sistem mund të kryejë sulme të befasishme në ujërat e armiqve dhe të shkatërrojë sulmet detare e operacionet e mëdha të nisura nga portet, duke krijuar një valë të madhe radioaktive përmes shpërthimeve nënujore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49967 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE