Ribashkimi po bën bujë, Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje: Ja kush e ka marrë hapin e parë

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ribashkimi po bën bujë, Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje: Ja kush e ka marrë hapin e parë

Pak më herët, Bora publikoi një foto me Donaldin dhe konfirmoi zyrtarisht lidhjen. Ndërkohë, tani është publikuar edhe promoja e intervistës së moderatores nga vëllezërit Veshaj.

Duket se Bora ka folur për gjithçka, duke u ndalur veçanërisht te raporti me Donaldin. Madje, kur bëhet fjalë për vështirësitë në çift, ky i fundit në një moment shprehet: “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit”.

Sa i përket ribashkimit, aktori ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Kujtojmë që çifti prej disa muajsh janë përfolur se janë bashkë, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar. Ndonëse janë fotografuar bashkë në vende të ndryshme, duhet të vinte ky moment që të gjithë të kuptonin si qëndron e vërteta.

Ribashkimi po bën bujë, Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje: Ja kush

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE