Autobusi përplas 39-vjeçarin në Tiranë; po lëvizte me biçikletë

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuçovë/ Drejtuesi i motorit humb kontrollin, ndërron jetë 46 vjeçarja!

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se autobusi ka përplasur një 39-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës në kryeqytet. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE