Pranoi se kishte puthur një burrë, gruaja nga Sudani dënohet me burg!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranoi se kishte puthur një burrë, gruaja nga Sudani dënohet me burg!

Një grua nga Sudani, e akuzuar për tradhti bashkëshortore, do të kalojë gjashtë muaj pas hekurave pasi pranoi se kishte puthur një burrë. 20-vjeçarja fillimisht u dënua me vdekje me gurë duke shkaktuar revoltim. Ajo u arrestua nga policia pasi kushëriri i saj i vrau të dashurin.

Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS) e përshkroi dënimin fillestar si një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”. Gruaja e divorcuar u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për tradhti bashkëshortore nga një gjykatë në qytetin Kosti, në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit.

Pas dënimit ndërkombëtar, gjykata shtetërore e Nilit të Bardhë e rigjykoi çështjen. Në fund, kryetarja e trupit gjykues e ndryshoi akuzën nga “tradhti bashkëshortore” në një “vepër të turpshme” që nënkuptonte se ajo do të vuante dënimin me burg për veprimet e saj. Ajo rrëfeu në gjykatë se ishte me një burrë dhe pranoi se dyshja ishin puthur.

Sudani ende vendos dënimin me vdekje për disa krime hudud, shkelje të specifikuara nga Allahu në Kuran, duke përfshirë vjedhjen dhe tradhtinë bashkëshortore. Në ligjin sudanez ato parashikojnë dënime të tilla si amputimi i duarve dhe këmbëve, varja dhe gurëzimi. Shumica e dënimeve me gurë në Sudan, të dhëna kryesisht kundër grave janë anuluar në Gjykatën e Lartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE