Firmoset kontrata për shërbimin satelitor/Monitorim territorit!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Firmoset kontrata për shërbimin satelitor/Monitorim territorit!

Mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e Operatorit “Satellogic USA”, sot u nënshkrua kontrata e Shërbimit Satelitor në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kontrata ka vlerën 6 milion dollarë dhe konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi se imazhet satelitore do të sigurojnë mbulim gjithëpërfshirës e periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta. Po ashtu, një mori informacioni si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, në ndihmë të politikës e vendimmarrjes efektive. Përveç përftimit të imazheve me rezolucion të lartë, ky shërbim bën analizë informacioni të marrë nga territori.

Peleshi foli për një ngjarje të veçantë, për të cilën vuri në dukje se i dhanë rëndësinë që i takon, duke qenë se përfaqëson një kapërcim teknologjik për Shqipërinë e institucionet tona.

Kjo kontratë ka vlerën 6 milion dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale lidhur me përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e informacionit gjeohapësinor, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë e të tjerë komponentëve të saj.

Ky shërbim do t’u mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore. Theksoj institucionet, se pavarësisht se do të jetë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ajo që kontrakton e përdor së pari këtë shërbim për nevojat e veta, janë edhe një sërë institucionesh të tjera që do ta marrin në përdorim e do të përfitojnë nga ky shërbim i veçantë novator, i munguar deri tani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE