Tirana zyrtare dënon referendumet ruse në Ukrainë/Kundër aneksimit të 4 rajoneve!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana zyrtare dënon referendumet ruse në Ukrainë/Kundër aneksimit të 4 rajoneve!

Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se “Tirana nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona”.

Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “tashmë, Rusia ka katër rajone të reja”. Sipas tij, banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja e Kherson e kanë marrë vendimin e tyre.

Rezultatet dihen, dihen mirë. Jam i sigurt që Asambleja Federale do t’i mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve.

Shefi i Kremlinit nënshkroi dokumentet e aneksimit dhe emëroi liderët rusë në të katër territoret ukrainase. Përgjatë fjalimit, Putin u kthye pas në histori, duke pretenduar se shumë breza të rusëve kanë luftuar për këto toka.

Presidenti e ka mbrojtur atë që tashmë ka bërë në Ukrainë, aneksimin e katër rajoneve, duke u shprehur se “janë territore ruse” dhe ka fajësuar Perëndimin se ka bërë përpjekje për ta nënshtruar Rusinë.

Fjalimi tij në Kremlin pasoi mbajtjen e referendumeve të rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht nga ushtria ruse. Perëndimi i ka konsideruar këto referendume si të paligjshme. Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se “nuk do t’i njohin kurrë, kurrë, kurrë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48564 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE