Seks, drogë dhe gjithçka tjetër pa ‘filtra’, Robbie Williams premton surpriza në dokumentarin e tij!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seks, drogë dhe gjithçka tjetër pa ‘filtra’, Robbie Williams premton surpriza në dokumentarin e tij!

Këngëtari i njohur Robbie Williams premton se dokumentari i tij në Netflix do të jetë i mbushur me seks, drogë dhe probleme të shëndetit mendor, duke këmbëngulur se nuk ka kufi kur bëhet fjalë për xhirimet. 48 vjeçari ka kontroll editorialin mbi përmbajtjen, e cila do të filmohet brenda rezidencës së tij prej 17.5 milionë paund në Kensington, Londër.

Kohët e fundit ai tha në një intervistë në emisionin ‘The Mike Hosking Breakfast’ se:

Do të jetë plot me seks, drogë dhe probleme të shëndetit mendor. Jam i sigurt që do të jem unë që do të jap shumë informacion për jetën dhe kohën time. Mezi pres të filloj dhe të zbuloj se çfarë jam unë. 

Robbie shtoi se edhe pse ai ka kontrollin editorial, krijuesit janë shumë me fat, sepse ai do të ekspozojë veten më shumë se çdokush tjetër.

Shumica e njerëzve duan të bëjnë një version të sofistikuar të vetes sepse kanë frikë të japin shumë nga jeta e tyre reale por unë nuk do ta bëj këtë.

Këngëtari, i cili ka qenë i hapur për problemet e tij të varësisë ndaj pijeve, drogës dhe ushqimit, shtoi se nuk mendon se do të lejojë që katër fëmijët që ndan me gruan Ayda Field, të shfaqen në dokumentar. Çifti janë prindër të Teddy, Charlton, Coco dhe Beau. Ai tha:

Unë nuk mendoj se fëmijët do të përfshihen. 

Rikujtojmë se së fundmi Williams ka thënë se fama duhet të vijë me një ‘paralajmërim shëndetësor’. Duke reflektuar mbi karrierën e tij 30-vjeçare, Williams tha se të qenit i famshëm mund të jetë një përvojë “dehëse” por “izoluese”, veçanërisht kur je i ri. Por ai paralajmëroi se fama ekstreme ishte si një sëmundje dhe duhet të vijë me një paralajmërim shëndetësor, veçanërisht për të rinjtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE