Volvo EX90 ‘premton’ të jetë makina më e sigurt, ja kur do të nisin shitjet!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volvo EX90 ‘premton’ të jetë makina më e sigurt, ja kur do të nisin shitjet!

SUV i ri i madh elektrik i Volvo do të quhet EX90 dhe do të vijë i pajisur me teknologji të avancuar të sigurisë si pjesë e vizionit të markës suedeze për zero vdekje dhe lëndime në makinat e tyre të reja. Volvo EX90 do të shitet bashkë me variantet hibride “plug-in” të XC90 dhe do të prezantohet me 9 nëntor, përpara se shitjet të fillojnë në vitin 2023.

Fotot ekskluzive të Auto Express, tregojnë se si mund të duket makina e re e cila bazohet në platformën më të fundit nga Volvo SPA2, me një dizajn të ri të evoluar për SUV-in e madh. EX90 do të ketë teknologji të avancuar e cila do t’i mbrojë kalimtarët, çiklistët dhe gjithashtu edhe ata që gjenden brenda makinave.

Joachim de Veldier, kreu i Automatizimit të Sigurt të Makinave tek Volvo tha:

Ne besojmë se EX90 do të jetë makina më e sigurt e Volvo që ka dalë ndonjëherë në rrugë. Kur të gjitha sistemet tona të sigurisë, sensorët, softuerët dhe fuqia kompjuterike të bëhen bashkë, ato krijojnë një mburojë parandaluese rreth jush dhe ju nuk do ta dini se është aty deri në momentin që ju nevojitet.

Ndërkaq, na vjen keq që t’ju themi se Volvo ka njoftuar se ka shënuar rënie të shitjes së tyre në muajin gusht për 4.6%, duke arritur të shesë vetëm 43.666 mjete motorike në mbarë botën. Në një deklaratë të bërë për media, thuhet se mungesa globale e komponentëve dhe shumë faktorë tjerë, kanë vazhduar të ndikojnë në porositë e pakta nga kjo kompani. Megjithatë kërkesat nuk është se janë të dobëta, por mungesa e shumë komponentëve si dhe mungesa e energjisë elektrike dhe shpërthimi i COVID-19, kanë ndërprerë prodhimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE