U hoqi titujt mbretëror nipërve të saj, mbretëresha e Danimarkës kërkon falje!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U hoqi titujt mbretëror nipërve të saj, mbretëresha e Danimarkës kërkon falje!

Së fundmi mbretëresha e Danimarkës ka kërkuar falje pasi u ka hequr titujt mbretërorë katër nipërve të saj, por nuk e ka anuluar vendimin. Mbretëresha Margrethe II tha se vendimi i saj ishte marrë prej një kohe të gjatë dhe se do të “provonte të ardhmen” e institucionit. Por ajo e nënvlerësoi reagimin e familjes së saj dhe tha se për këtë i vinte keq. Princi Joachim, djali i vogël i mbretëreshës Margrethe tha se ishte i mërzitur nga ndryshimi. Gruaja e tij, Princesha Marie, tha se fëmija i saj më i vogël ishte bullizuar në shkollë pas njoftimit.

Në një intervistë, çifti tha gjithashtu se Margrethe nuk kishte folur me ta që kur u njoftuan ndryshimet. Njëri prej nipërve, Princi Nikolai, tha se familja e tij ishte tronditur nga vendimi. Nga fillimi i vitit 2023, katër fëmijët e Joachimit do të njihen me titujt Konti dhe Kontesha e Monpezatit në vend të Princ dhe Princeshë. Pallati tha se kjo ishte dëshira e monarkes daneze për të pakësuar monarkinë. Por pas reagimeve të forta ndaj vendimit të saj, Margrethe kërkoi falje.

Askush nuk duhet të ketë dyshime se fëmijët, nuset dhe nipërit e mi janë gëzimi dhe krenaria ime e madhe. Tani shpresoj që ne si familje të gjejmë qetësinë për të gjetur rrugën përmes kësaj situate.

Rikujtojmë se monarkja daneze është kushërira e tretë e Mbretëreshës Elizabeth II. Së fundmi, sipas dokumentit të publikuar nga BBC, shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth ka qenë pikërisht mosha e thyer e saj. Elizabeth II ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Vdekja u regjistrua në 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE