Dalin pamjet e dikurshme kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në “Fiks Fare”

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dalin pamjet e dikurshme kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në “Fiks Fare”

Tashmë Olta Gixhari është në pozicionin e anëtares së jurisë në programin e kërcimit “Dancing with the stars”, ama pak e dinë se dikur ajo ka konkurruar për të qenë velinë në “Fiks Fare”.

E ftuar së fundmi në “Më lër të flas”, aktorja foli pak më gjatë rreth kësaj eksperience.

Olta u shpreh se asokohe ka qenë spektakli i parë që u bë për të zgjedhur velinat, por sipas saj nuk e morrën pasi ja bënë me hile.

Përsa i përket eksperiencës së saj në kërcim, Olta tha se ka kërcyer me trupë profesioniste për më shumë se 7 vite çdo lloj zhanri përpos baletit klasik, ndaj dhe mendon se roli si juri në DWTS i rri mirë.

“Është pozicion shumë i këndshëm, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të 3-4t në gjimnaz, me trup profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimitare dhe ëndrra ime kur kam qenë e vogël ishte të bëhesha balerinë, pastaj kalova nga aktrimi“- u shpreh Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE