Semi tregon marrëdhënien me Bojken Lakon: E kam shumë xhan, por ka diçka
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Semi tregon marrëdhënien me Bojken Lakon: E kam shumë xhan, por ka diçka](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//semi-tregon-marredhenien-me-bojken-lakon-e-kam-shume-xhan-por-ka-dicka.jpg)
Semi Jaupaj dhe Bojken Lako janë një ndër dyshet më të komentuara, ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.
Së fundmi, këngëtarja ka thënë se edhe pse të ndarë, ruajnë një raport të mirë bashkë.
“Mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.
Më tej, Semi shtoi se e ka shumë xhan dhe do ta respektonte gjithmonë, por vetëm kaq, jo si me miqtë e tjerë.
“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha këngëtarja./