Sipas psikologëve, ka një mënyrë efikase për ta bërë dikë të ndryshojë mendjen e tij!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sipas psikologëve, ka një mënyrë efikase për ta bërë dikë të ndryshojë mendjen e tij!

Përveç se ka qenë filozof shumë i njohur, shpikës, matematicien dhe fizikan i shekullit të 17-të, Blaise Pascal ka qenë edhe shumë para kohës së tij. Por duket se mendimtari francez kishte një aftësi edhe për psikologjinë. Siç thekson “Brain Pickings”, Pascal përcaktoi mënyrën më efektive për të bërë dikë të ndryshojë mendje, shekuj përpara se psikologët eksperimentalë të fillonin të studionin zyrtarisht bindjen e tij.

Pascal kishte zbuluar një metodë se si mund ta ndryshojë mendjen e çdo njeriu, vetëm duke përdorur disa truqe të thjeshta, të cilat mund të përdoren edhe sot. Në librin e tij “Pensees”, ai shkruan:

Kur dëshirojmë t’i tregojmë dikujt se e ka gabim, fillimisht duhet të kemi parasysh se nga cila pikëpamje e shikon ai çështjen, sepse ajo pikëpamje është zakonisht e vërtetë. Pastaj pranojeni të vërtetën, por gjithashtu tregojini anën e cila nuk është e vërtetë. Ai kënaqet me këtë sepse e kupton se nuk e ka pasur gabim, thjesht nuk i ka parë të gjitha anët…

Pra, thënë më thjesht, Pascal sugjeron se kur dikush nuk pajtohet me ju, ju duhet që fillimisht t’i tregoni pjesën të cilën ai ka të drejtë para se t’i tregoni çfarë ka gabim. Pas kësaj, personi ndihet i kënaqur me veten dhe nuk vazhdon të diskutojë më ose të gjejë ndonjë kundër-argument. Këtë teori e ka mbështetur gjithashtu edhe profesori i psikologjisë Arthur Markman në Universitetin e Teksasit në Austin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE