ERE jep sqarime, mblidhet bordi, çfarë u diskutua për çmimin e energjisë

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Verdho: Rritja e çmimit mbi fashën 800 kWh, për të disiplinuar konsumatorët të kursejnë energjinë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mblodhi sot Bordin për çështjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë.

Kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha sçmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshon për muajin tetor dhe se mbetet 2.6 lek për kwh, ndërsa tha se vendimi nëse çmimi ndryshon muajin e ardhshëm do të bëhet në fund të muajit, pasi në fund të muajit lexohet përcaktimi i tarifës mbi koston.

Ndër të tjera Ahmeti tha se nuk ka asnjë arsye që çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri të bëhet më i larti në rajon.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

Opozita bëri dje një kërkesë përmes të cilës kërkoi që drejtuesi i ERE-s të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.

Kujtojmë se me 30 shtator qeveria shqiptare u tërheq nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi në rrjetet sociale se fasha e re e energjisë nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor fasha 800 kWh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE