Ju zbulojmë një ‘hile’ për të kuptuar nëse mollët që keni blerë janë të freskëta ose jo!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju zbulojmë një ‘hile’ për të kuptuar nëse mollët që keni blerë janë të freskëta ose jo!

Kushdo që i konsumon mollët e di shumë mirë se janë një frut i shijshëm dhe plot me vlera ushqyese. Një nga shkaqet se përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në distanca të largëta dhe sërish të duken sikur janë vjelë para një dite, është i vështirë për t’u kuptuar lehtësisht.

Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyll. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet dhe njëkohësisht nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese. Mjafton një test i thjeshtë për të zbuluar nëse janë të lyera mollët që keni blerë.

Nëse doni që dylli të duket, hidhuni mollëve ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do të zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, hidhni më pas sodë buke dhe fshijini mirë me leckë. Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni nga mollët sidomos kur ua jepni fëmijëve. Ndërkaq rikujtojmë se duke përfshirë frutat në dietën tuaj të mëngjesit, ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj.

Frutat vijnë në shije të ndryshme, duke përfshirë të ëmbla, të tharta dhe shumë të tjera. Ato janë burime të shkëlqyera të shumë lëndëve ushqyese të nevojshme për trupin. Inkurajohet të hahet lëkura e frutave për të përfituar benefitet që ka. Kjo ndihmon në promovimin e tretjes së shëndetshme dhe kontrollon kapsllëkun. Përmirëson gjithashtu shëndetin e zemrës. Frutat si kajsia, molla, banania, pjepri, manaferrat dhe portokajtë janë të mira për zemrën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE